Avokati i Selës kërkon 500 mijë euro për sulmin në Kuvend - Lajme - Kosova Sot
Avokati i Selės kėrkon 500 mijė euro pėr sulmin nė Kuvend

Avokati i Selės kėrkon 500 mijė euro pėr sulmin nė Kuvend

Për arsye te angazhimeve politike kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nuk u paraqit sot në Gjykatë për të dhënë dëshminë e tij.

Në gjykatë nuk u paraqitën as ekspertet mjekoligjorë, për shkak te dinamikes qe kanë palët e përfshira ndaj dy dëshmitareve te parë.

Avokati i Zijadin Selës në seancën e sotme kryesore kërkoi dëmshpërblim për klientin e tij me vlerë prej 30 milionë denarësh (500 mijë euro).

Mjetet që kërkohen si dëmshpërblim janë për harxhimet materiale për kurimin e Selës, si dhe për dhimbjen fizike të përjetuar, prekjen e integritetit personal dhe frikës së përjetuar.

Për momentin në ekspertizë para gjykatës është dëshmitari i parë Gordançe Sokollovski, i cili është i punësuar në firmën që ka vendosur kamerat e sigurisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në Gjykatën Penale sot filloi debati kryesor nga gjykimi i të akuzuarve për tentimin për vrasje të deputetit Zijadin Sela, që ndodhi më 27 prill vitin e kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në seancën e sotme deklarata japin dëshmitarë, ndërsa prezantojnë dëshmi dhe deklarata të ekspertëve.

Abedin Abdullai, avokat i Selës, tha se pret që ai të paraqitet në seancën e sotme kryesore. Në këtë rast akuzohet Kire dhe Cane Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrevski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavllovski – Kobra.

Për ngjarjet në Kuvendin e RM-së tashmë janë shqiptuar aktvendime gjyqësore për dy lëndë. Në të parin, nëntë persona pjesëmarrës në dhunën fituan dënime me burg, ndërsa në rastin e dytë Pançe Angelov, sulmuesi i Radimilla Shekerinskës u dënua me burg prej katër vjetësh.

Në vijim është procedura hetuese edhe për lëndën që e hapi Prokuroria Publike për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” për të cilin dyshohen 36 persona.

(Kosova Sot)

 

19 orë e 26 minuta më parë
18/02/18