Xhavit Haliti i kundërpërgjigjet Milaim Zekës e disa deputetëve: Nuk është krejt zi Kosova!

  • 08 February 2018 - 17:42
Xhavit Haliti i kundërpërgjigjet Milaim Zekës e disa deputetëve: Nuk është krejt zi Kosova!

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti i ka reaguar ashpër deputetit të NISMA-s, Milaim Zekës, pasi ky i fundit drejtoi akuza ndaj organeve të sigurisë, respektivisht ndaj disa hetuesve të Policisë.

Sipas Halitit, personat që flasin në Kuvendin e Republikës duhet të paraqesin fakte për rastet konkrete që i thonë.

“Nuk është mirë me fol paushall edhe mi fy gjitha institucionet e vendit. S’ka me fol pa argumente. Duhet me pas besimin tonë në drejtësi por mos e teproni se nuk është krejt zi Kosova, nuk është krejt ashtu”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)