Molliqaj: Ky është dallimi mes VV-së, Klanit Pronto e SHIK-ut! - Lajme - Kosova Sot
Molliqaj: Ky është dallimi mes VV-së, Klanit Pronto e SHIK-ut!

Molliqaj: Ky është dallimi mes VV-së, Klanit Pronto e SHIK-ut!

Dardan Molliqaj i Vetëvendosjes në Seancën e cila po mbahet sot për dënimin e disa aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar ashpër ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Molliqaj ka treguar sipas tij dallimin mes VV e Klanit Pronto e SHIK-ut.

Ai ka thënë se VV nuk po ndërhynë në sistemin e Drejtësisë në Kosovë por këtë gjë e bën SHIK-ut e Klani Pronto përmes telefonave e duke thirrur darka e duke emëruar gjyqtarë.

“Dallimi mes nesh dhe këtyre të klanit Pronto dhe SHIK-ut është ky se ne flasim publikisht për padrejtësitë që ndodhin në Kosovë, këta thirrin darka e me telefona, këta i emërojnë gjyqtarët me telefona i thirrin gjyqtarët për me marrë vendim por ajo është në rregull sepse nuk është seancë nuk është televizor, mundësisht derisa nuk bëhet publike ka ndodhë por për fat të keq iu ka bërë publike dhe nuk mundeni me folë se qysh na po tentojmë me ndërhy në sistemin e drejtësisë. Ndërhyrja në sistimin e drejtësisë është faktu është nga eksponentët të shtetit të SHIK-ut”, ka deklaruar Molliqaj.

Duhet theksuar se, në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet debati i kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, rreth dënimit të katër aktivistëve, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha për sulmin ndaj Kuvendit të Kosoëvs më 4 gusht të vitit 2016.

(Kosova Sot)

9 orë e 38 minuta më parë
17/11/18