Ahmeti:Shteti i Kosovës ka nevojë më shumë se kurrë që e vërteta objektive të shpërfaqet në shesh

  • 08 February 2018 - 18:14
Ahmeti:Shteti i Kosovës ka nevojë më shumë se kurrë që e vërteta objektive të shpërfaqet në shesh

 Analisti politik Hidajet Ahmeti vlerëson se diskursi, i cili po zhvillohet kohët e fundit në mes ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe kryetarit aktual të Skenderajt, Bekim Jashari, ka ngjallur një interesim të jashtëzakonshëm për opinionin publik."Mendoj se shteti i Kosovës ka nevojë më shumë se kurrë që e vërteta objektive të shpërfaqet në shesh, e jo të lejohet që historia e re e Kosovës të ndikohet nga njerëzit e pushtetshëm të politikës, të cilët do ta pasurojnë historinë e re të Kosovës për të keq", potencoi Ahmeti për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)