Haziri: Qytetarët e Kosovës po e pësojnë për shkak të politikës së gabuar të pushtetarëve

  • 08 February 2018 - 18:16
Haziri: Qytetarët e Kosovës po e pësojnë për shkak të politikës së gabuar të pushtetarëve

Analisti politik Arsim Haziri, për "Kosova Sot", tha se qytetarët e Kosovës po e pësojnë për shkak të politikës së gabuar të pushtetarëve. "Arsyeja pse kjo Strategji zgjerimi për Ballkanin Perëndimor nuk ka përfshirë Kosovën, është preteksti i dominimit të klasës negative, klasës e cila nuk mëton të shtrijë e të përcjellë në vazhdimësi politika në interes të fuqizimit të shtetit tonë ", theksoi ai. "Kosova asnjërën prej kritereve, të cilat janë parashtruara nga raporti evropian, nuk e ka plotësuar, pra rrjedhimisht nuk mund të ketë hap pozitiv Kosova brenda strategjisë së zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Kosova, duke pasur këtë mjerim të përgjithshëm institucional, nuk mund të jetë aspak arsye për të qenë brenda këtyre proceseve evropiane, por ajo bëhet objektiv i Gjykatës Speciale pikërisht pse ka ekzistuar, e ende ekziston, mungesa e sistemit ligjor për të prodhuar rregulla e norma ligjore", potencoi Haziri. Sipas tij, alternativa, e cila mundëson daljen prej këtij ngërçi politik e institucional, është konsensusi i përgjithshëm politik, që mund të ndikojë në tejkalimin e disa pengesave aktuale. 

(Kosova Sot)