Kosova me kodin telefonin +383 edhe në Whatsapp - Lajme - Kosova Sot
Kosova me kodin telefonin +383 edhe në Whatsapp

Kosova me kodin telefonin +383 edhe në Whatsapp

Pas Viber-it, edhe në Whatsapp numrave telefonik nga Kosova do t’u ndërrohet prefiksi në +383.

Kodi zyrtar telefonik i Kosovës +383, tashmë ka filluar të hyjë në funksion në disa nga aplikacionet mobil. Së fundmi, një njohje të kodit shtetëror të Kosovës e ka bërë edhe aplikacioni Viber. Tutje numrat e telefonit nga Kosova mund të regjistrohen me kodin +383 edhe në Whatsapp.

Tanimë të gjithë ata që ma parë kanë shfrytëzuar kodet e shteteve tjera si atë të Serbisë, Sllovenisë dhe Monakos nga operatorët mobilë dhe telefonat fiks, tashmë nuk kanë nevojë ta bëjnë një gjë të tillë.

Pra, tashmë mund të përdorni +383 në vend të +377 apo +386 dhe të realizoni thirrjet në numrin e caktuar.

Kosova kishte marrë kodin telefonik +383 në dhjetor të 2016, pas arritjes së një marrëveshjeje për telekomunikacionin në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

(Kosova Sot)

20 orë e 53 minuta më parë
23/05/18