Të etur për pushtet, të martuar midis vetes dhe shtete të tëra u kanë pasur para borxh

  • 08 February 2018 - 19:15
Të etur për pushtet, të martuar midis vetes dhe shtete të tëra u kanë  pasur para borxh

FAMILJA MË E PASUR NË BOTË 

Ka shumë njerëz që besojnë se pjesëtarët e kësaj familjeje janë pjesëtarët Rendit të ri botëror

Familja Rothschild është familja më e pasur e të gjitha kohëve. Pjesëtarët e saj kanë pasur sasi enorme parash, një pushtet në tërë botën dhe kanë qenë në qendër të vëmendjes në momentet më të rëndësishme gjatë shekullit të kaluar. Familja Rothschild gjithmonë ka qenë misterioze, nuk ka qenë e mundur të dihet gjithçka për të, por ndikimi i saj është dobësuar krahasuar me të kaluarën. Por, ka shumë njerëz që besojnë se pjesëtarët e kësaj familjeje janë pjesëtarët Rendit të ri botëror, se janë duke na shfrytëzuar si marioneta dhe fluturojnë me helikopterë të zi mbi shtëpitë tona. Një fakt, që dihet nga të gjithë dhe nuk mund të mohohet, është se të gjithë pjesëtarët e kësaj familjeje janë të pasur. 

Image

Një histori e gjatë e incestit 

Kur ndonjë familje ka më shumë para sesa që mund të mendojnë të tjerët, atëherë ajo familje dëshiron që të mos i humbë ato para, ku njëra prej mënyrave për ta arritur këtë, është nëpërmes martesave ndërmjet tyre. Në këtë mënyrë pjesëtarët e kësaj familjeje kanë penguar të tjerët që të hyjnë në mesin e tyre, për të kërkuar më pas paratë e tyre. Edhe pse për shumëkënd kjo mund të jetë e papranueshme, për ta ka qenë një strategji e mirë financiare. Historia e incestit fillon që nga themeluesi i familjes, Amschel Mayer Rothschild. Ai e krijoi lozën familjare ashtu që, pjesëtarët femra të familjes Rothschild ishin të kufizuar sa i përket martesës dhe marrjes së trashëgimisë. Mënyra e vetme që ato ta marrin tërë trashëgiminë e vet, ishte që të martoheshin me kushërinjtë e tyre. 

Etje tepër e madhe për pushtet

Shumë prej pjesëtarëve të kësaj familjeje donin që ta kishin pushtetin në vendin e tyre dhe e konsideronin veten mbi ligjin dhe ligjvënësit. Amschel Mayer Rothschild kishte deklaruar në një rast: "Ma jepni kontrollin ndaj ekonomisë së vendit dhe unë s'mërzitem fare kush i bën ligjet".  

Kanë diktuar çmimin e arit

Edhe sot e kësaj dite ka të tillë që thonë se pjesëtarët e familjes Rothschild janë ata që e caktojnë çmimin e arit. Por, në vitin 2004, Nathan Mayer Rothschild me të bijtë u tërhoqën nga biznesi me ar dhe me metale të tjera të çmueshme, duke ia lëshuar vendin familjes Barkley. Familja Rothschild e ka pasur fjalën kryesore në lidhje me çmimin e arit që nga viti 1919. Kjo ju jepte anëtarëve të kësaj familje një pushtet ndaj njerëzve, të cilët mendonin se ari ishte pjesa më e rëndësishme e pasurisë, ku edhe sot e kësaj dite ka njerëz të tillë. 

Kryesimi me rezervat federale të SHBA-së

Sistemi federal rezervë është një bankë në pronësi private, ku SHBA mban pjesën më të madhe të parave. Njëra ndër rezervat më të mëdha federale të Amerikës gjendet në Nju Jork. Mendohet se familjet Rothschild dhe Rockefeller kanë pasur një ndikim të madh në rezervat federale të SHBA-së. 

Ishin satanistë?

Njerëz të shumtë që kishin hyrë në shtëpinë e familjes Rothschild, thonë të kenë parë aty shenja të adhurimit të shejtanit. Thuhet se ata mbanin të lirë një vend në tryezën e tyre për Zotëriun e Errësirës dhe askujt nuk i lejohej që të ulej aty. Kjo e dhënë përmendet në shumë burime. 

Lidhjet me shoqëritë sekrete

Ka shumë njerëz që mendojnë se familja Rothschild ka pasur lidhje të forta me shoqëritë sekrete, sikur që janë masonët dhe iluministët. Disa të tjerë thonë se këto janë thashetheme, por ka shumë të dhëna që, disa nga anëtarët e familjes, me të vërtetë ishin pjesëtarë të këtyre shoqërive. 

Image

Kanë financuar shumë luftëra të mëdha

Duke qenë se, gjoja, pjesëtarët e familjes Rothschild kontrollojnë gjysmën e parave në botë, ishin mu ata që kishin financuar shumicën e luftërave gjatë 200 viteve të fundit. Ata kanë financuar luftërat që nga koha e Napoleonit, e deri te luftërat botërore. U jepnin para borxh qeverive, e jo individëve, duke u bërë kështu familja më me ndikim në histori. Meqë gjatë luftës shkatërroheshin shumica e bankave, atëherë dera e vetme që iu mbetej çelë qeverive, ishte dera e familjes Rothschild. 

Ndeja tepër të çuditshme

Në këtë temë ka shumë thashetheme, por ekzistojnë megjithatë edhe disa fotografi nga viti 1972, në lidhje me një ndejë. Të ftuarve ftesat iu ishin shkruar mbrapshtë, kështu që iu nevojitej pasqyra për t'i lexuar. Kur mbërrinin, dritat e shtëpisë bëheshin tepër të kuqe. Shumë prej këtyre ndejave përfshinin kode të çuditshme të veshjes: bartja e kafshëve në kokë, dhe e maskave, me disa fytyra. 

Image

Nathan Rothschild mashtroi Anglinë 

Ajo që shumëkujt nuk i shkoi për dore, u realizua nga Nathan Rothschild, pas betejës te Vaterloja. Ai asokohe ishte pronar i gjithçkaje në Angli, që kishte lidhje me paratë. Meqë kishte lidhje të shumta, Nathan ishte në përparësi dhe, para të gjithëve, mund ta dinte si do të mbaronte beteja te Vaterloja. Ai gjithandej thoshte se kjo betejë nuk ishte e humbur, derisa të tjerët mendonin se kjo humbje do ta shkatërronte shtetin. Thuhet se Nathan kishte shkuar në bursën e Londrës, duke ia shitur të gjitha obligacionet e tij qeverisë britanike. Kur të tjerët e kishin parë atë, edhe ata kishin shitur obligacionet e tyre. Kështu erdhi deri te rënia e çmimit të obligacioneve thuajse në zero. Më pas Nathan Rothschild bleu të gjitha obligacionet dhe u bë tepër i fuqishëm (pushtetshëm). 

(Kosova Sot)