Kelmendi: Prokurorët po i mbrojnë politikanët e korruptuar

  • 08 February 2018 - 19:27
Kelmendi: Prokurorët po i mbrojnë politikanët e korruptuar

Analisti Naim Kelmendi dështimin e shtetit ligjor në Kosovë për të gjitha këto vite, veçmas në këta 10 vjet pavarësi, e sheh tek faktori politik që ka ndikim të madh në të gjitha segmentet e së drejtës."Duhet ta konstatojmë me keqardhje se fatkeqësisht edhe prokurorët po i mbrojnë politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar në krim të organizuar dhe korrupsion, së bashku me mafio-oligarkët, e që këta mafio- oligarkë janë shefa në hije të të gjitha institucioneve në Kosovë, qoftë në nivelin qendror, qoftë në nivelin lokal", vlerësoi ai. "Duke qenë në pozitë dhe veprim në kundërshtim me ligjin, ndodh që prokurorët në Kosovë shumicën e rasteve të kallëzimeve penale i hedhin poshtë pas heshtjes së gjatë e mosndërmarrjes së veprimeve ligjore pa asnjë argument, apo duke i lënë që këto lëndë të parashkruhen nëpër sirtarë", potencoi Kelmendi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)