Me miliarda baktere e viruse po bien nga qielli çdo ditë - Lajme - Kosova Sot
Me miliarda baktere e viruse po bien nga qielli ēdo ditė

Me miliarda baktere e viruse po bien nga qielli ēdo ditė

FAKTET E REJA QË SJELLIN SHKENCËTARËT

Viruset janë shfaqur në vende të ndryshme të globit

Një numër alarmues i viruseve dhe baktereve janë duke rënë nga qielli për çdo ditë, kanë gjetur fakte shkencëtarët së fundmi. Shkencëtarët te "University of British Columbia" kanë incizuar një numër të madh të viruseve që janë përfshirë nga sipërfaqja e tokës në troposferën e re për çdo ditë. Më pas ata kanë vëzhguar sasinë që ka rënë përsëri në sipërfaqen e tokës. Studimi i tyre, i pari në këtë temë të tillë, ka zbuluar se kur njëherë viruset janë në troposferë mund të udhëtojnë me mijëra kilometra para se të bien përsëri në tokë. Troposfera është shtresa e atmosferës së tokës ende nën stratosferë, që është hapësira kur aeroplanët udhëtojnë. Autori që kishte udhëhequr studimet, bëhet fjalë për shkencëtarin Curtis Suttle, ka shpjeguar fenomenin e viruseve që udhëtojnë në mbarë botën. 

Grimcat mund të transportohen në distanca të gjata

Në lidhje me këtë temë, ai ka thënë: 'Rreth 20 vjet më parë ne kemi filluar të gjejmë viruse të ngjashme gjenetikisht që janë shfaqur në ambiente të ndryshme në mbarë botën. Bakteret dhe viruset në mënyrë tipike kthehen përsëri në tokë përmes shijeve dhe pluhurit nga Sahara', ka shpjeguar ai. Ekipi i tij ka dashur të kuptojë sasinë e atij materiali që udhëton nëpër një lartësi prej 2,500 deri 3,000 metra. Në këto lartësi, grimcat mund të transportohen në distanca më të gjata sesa që grimcat mund të ulen në atmosferë. 

'Shiu ishte më pak efikas në heqjen e viruseve nga atmosfera"

Suttle, me bazë në Kanada, është bashkuar me hulumtuesit nga Spanja dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë studim. Hulumtuesit në malet Sierra Nevada në Spanjë - që arrijnë lartësinë më të lartë se sa 3,400 metra - kanë vëzhguar numrin e viruseve dhe baktereve të deponuara në tokë për një të katërtën e metrit për çdo ditë. Ata kanë zbuluar se miliona fije të baktereve dhe miliarda të viruseve bien në tokë për çdo ditë. 'Për çdo ditë, më shumë se 800 milionë viruse janë të deponuara për metër katror sipër shtresës planetare. Kjo është rreth 25 viruse për secilin banor në Kanada', ka shpjeguar Suttle, i cili më pas ka thënë: 'Ky mbizotërim i viruseve të qëndrimit të gjatë që udhëtojnë në atmosferë ka të ngjarë të shpjegojë pse viruset kanë qenë duke u shfaqur në vende ndryshme nëpër glob. Është shumë e mundshme që një virus të përfshihet në atmosferë në një kontinent dhe të depozitohet në një tjetër'. Hulumtuesit në Spanjë kanë zbuluar normat e viruseve që janë vendosur në tokë dhe ishin 461 herë më të mëdhenj se sa normat e baktereve. Ata gjithashtu gjetën se shiu dhe ndërhyrjet e pluhurit saharian shkaktojnë viruse. Një autore tjetër e studimit, Isabel Reche ka thënë: 'Shiu ishte më pak efikas në heqjen e viruseve nga atmosfera'. Përveç kësaj, ekipi i saj përcaktoi se shumica e viruseve, që ata analizuan, duket se ishin futur në ajër nga llaku i detit. Viruset priren të kapen në grimca më të lehta, më të vogla, organike, që janë pezulluar në gaz dhe ajër. Kjo lejon viruset të qëndrojnë në atmosferë më gjatë.

(Kosova Sot)

9 orë e 55 minuta më parë
23/02/18