Përjetoi tri infarkte brenda tri dite pa pasur shenja paralajmëruese

  • 08 February 2018 - 20:13
Përjetoi tri infarkte brenda tri dite pa pasur shenja paralajmëruese

44 VJEÇJA KURRË NUK KISHTE PASUR PROBLEM ME SHTYPJE TË GJAKUT, E AS ME KOLESTEROL 

I treti për paksa nuk ia mori jetën 

Një grua, nënë e dy fëmijëve dhe veterane e ushtrisë amerikane, pa histori të shtypjes së lartë të gjakut, përjetoi tri infarkte të zemrës brenda tri ditësh, kur kishte 40 vjet. Tara Robinson, 44 vjeçe, nga Fort Uorth, Teksas, kishte pasur shenja paralajmëruese të infarktit rreth shtatë muaj para se ato t'i ndodhnin, në prill të vitit 2014, duke përfshirë edhe lodhjen ekstreme dhe sikletin në qafë. Edhe pse në fillim u shqetësua, Tara, këshilltare e shkollës, i injoroi këto simptoma derisa përjetoi tri infarkte të zemrës, një pas një, ku i treti për pak sa nuk ia mori jetën. 

Ndodhej në një formë relativisht të mirë

Ajo tani apelon te gratë e tjera që të kenë kujdes dhe të mos i zënë në asgjë simptomat paralajmëruese të infarktit. Ajo thotë se, pas infarktit të tretë, kishte vdekur praktikisht, edhe pse për vetëm disa sekonda, por këta sekonda për të ishin dukur një përjetësi e tërë. Edhe pse dihet se lindja e fëmijëve rritë rrezikun nga problemet e zemrës, Tara nuk kishte shenja të shtypjes së lartë të gjakut, apo të problemeve tjera me zemër, gjatë apo pas lindjes së fëmijëve të saj. Tara, e cila kishte shërbyer në Rezervën e Ushtrisë amerikane midis viteve 1990 - 1994, ishte në një formë relativisht të mirë, kur filloi të përjetonte simptomat në tetor të vitit 2013.

Ishte tepër e lodhur

I mpihej dora e majtë, ishte tepër e lodhur dhe i dukej sikur ta kishte një kërrabëz në qafë. Ajo vërejti edhe se shputat e këmbëve i ishin bërë më të zeza sesa pjesa tjetër e trupit. Ajo kishte menduar se këto simptoma ishin pasojë e lodhjes, meqë punonte tërë ditën. Sa i përket mpirjes së dorës, ajo mendonte se kishte fjetur keq, apo se e kishte lënduar dorën gjatë ushtrimeve. Por, në dhjetor, pak para Kërshëndellave, ajo kishte vërejtur se problemet i ishin shpeshtuar. Ajo kishte shkuar te mjeku për shkak të nxirjes së shputave, por mjeku nuk e kishte ditur shkaktarin e këtij ndryshimi. Pak nga neglizhenca e saj, e pak nga mosdituria e mjekëve, ajo nuk kishte marrë ndihmë derisa kishte përjetuar infarktet. 

(Kosova Sot)