Qytetet më argëtuese, miqësore dhe të lira në botë (Foto)

  • 08 February 2018 - 20:40
Qytetet më argëtuese, miqësore dhe të lira në botë (Foto)

NJU JORKU RADHITET NË DHJETËSHE

Çikago e ka zënë vendin e parë, falë pijeve dhe ushqimeve të mira

Në një anketë, të bërë me 15,000 njerëz, në 32 qytete botërore, është përcaktuar se cilat janë dhjetë qytetet që premtojnë më së shumti argëtim dhe ngazëllim gjatë vitit 2018 

Image

10. Barcelona - Banorët e Barcelonës shkojnë në evente kulturore mesatarisht 71 herë në vit, ku në këtë aspekt gjenden menjëherë pas banorëve të Meksiko Sitit. Ky qytet është edhe vendi i vizitorëve më të shpeshtë të restoranteve në botë. 

Image

9. Filadelfia - Marrë në përgjithësi, banorët e Filadelfias e kanë vlerësuar qytetin e tyre si më të volitshmin në botë, si dhe njërin ndër më të këndshmin për të jetuar në të. Banorët po ashtu kanë edhe lidhje të shpeshta të transportit me lokalitetet përreth, një në çdo 24 minuta.

Image

8. Lisbona - Banorët e Lisbonës del se hanë shpesh jashtë shtëpisë, kalojnë shumë kohë me familjarët dhe, sipas tyre, e kanë të lehtë që të bëjnë miq dhe të gjejnë dashuri. Një mbrëmje jashtë shtëpie mesatarisht kushton vetëm 46 dollarë.

Image

7. Mançesteri - Banorët e Mançesterit mund të jenë konsumues të mëdhenj të pijeve, por ata po ashtu socializohen rreth një gote me çaj. Ata kanë deklaruar se nuk mund të rrinë as 24 orë pa pirë çaj. 

Image

6. Madridi - Njëri ndër qytetet më të mira për kulturë, Madridi i ka edhe restorantet plot, meqë banorët e tij hanë në restorante më shumë se banorët e shumë qyteteve. 

Image

5. Londra - Pa marrë parasysh a flitet për kinematë, restorantet, apo kafenetë, 86% të londinezëve thonë se gjithmonë kanë çka të bëjnë në qytetin e tyre, ku shumica prej tyre dalin tetë herë në muaj. Ky qytet mbeti pak prapa, meqë londinezët nuk e kanë edhe aq të lehtë të bëjnë miq, ndihen të stresuar dhe ankohen në çmime të larta. 

Image

4. Melburni - Ky qytet australian ka zënë vendin e parë sa i përket lumturisë, ku 9 në 10 banorë, kanë deklaruar se, brenda 24 orëve të kaluara, kanë qenë të lumtur. Ata po ashtu e kanë të lehtë edhe të bëjnë miq dhe janë të kënaqur me ushqimet dhe pijet. 

Image

3. Nju Jorku - Duke qenë në vendin e tretë, ky qytet ofron jetën më të mirë të natës në botë dhe vjen i dyti për nga kultura, sipas kësaj ankete. Ky ishte edhe qyteti të cilin më së shumti njerëz kanë dashur për ta vizituar sivjet. Anët negative janë vështirësitë në krijimin e miqësive dhe stresi i lartë. 

Image

2. Porto - Në këtë qytet të Portugalisë, njerëzit janë krenarë që jetojnë aty, meqë janë të lirë që të jenë vetvetja dhe nuk iu duhet që të shpenzojnë shumë kur të dalin natën, mesatarisht vetëm 37 dollarë.

Image

1. Çikago - Ky qytet e ka zënë vendin e parë falë pijeve dhe ushqimeve të mira, lumturisë, kulturës, çmimeve të përballueshme dhe krenarisë së qytetit. Zona e vetme ku çalon ky qytet, është siguria. 

(Kosova Sot)