Putin dhe shtatë të tjerë garojnë për president të Rusisë - kush janë ata? - Lajme - Kosova Sot
Putin dhe shtatė tė tjerė garojnė pėr president tė Rusisė - kush janė ata?

Putin dhe shtatė tė tjerė garojnė pėr president tė Rusisė - kush janė ata?

Tetë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale të 18 marsit në Rusi, në të cilat parashikohet fitorja e presidentit aktual, Vladimir Putin.

Lista e kandidatëve është finalizuar kur Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar zyrtarisht kandidimin e Ksenia Sobchak dhe Maksim Suraikin në ditën e fundit të procesit të regjistrimit.

Në një takim të transmetuar drejtpërdrejt në Moskë, shefja e komisionit, Ella Pamfilova, ka thënë se tetë kandidatë do të garojnë për zyrën më të lartë të shtetit.

Popullariteti i Putinit, kontrolli i tij në nivelet e pushtetit dhe ajo çfarë e cilësojnë kritiket si vite të tëra të shtypjes së kundërshtarëve, i sigurojnë edhe një tjetër fitore.

Aktivistët opozitarë kanë thënë se në zgjedhjet e kaluara, Kremlini ka përdorur një mori taktikash, gjatë fushatës dhe në ditën e zgjedhjeve për të manipuluar votimin, në mënyrë që të arrihen rezultatet e dëshiruara, përcjell REL.

Sobchak është gazetare dhe personalitet televiziv, e nominuar nga Partia e Iniciativës Civile.

Suraikin është i njohur pak si lider i Partisë Komuniste të Rusisë, e cila është e ndarë nga partia disa herë më e madhe e ashtuquajtur, Partia Komuniste.

Gjashtë kandidatët e tjerë të regjistruar më herët janë Vladimir Putin, Boris Titov, Sergei Baburin, Grigory Yavlinsky, Vladimir Zhirinovsky dhe Pavel Grudinin.

Politikanit opozitar, Aleksei Navalny, kritikut të ashpër të Putinit, është ndaluar e drejta e kandidimit për shkak të një dënimi kriminal, për të cilën ai thotë se ka qenë i motivuar politikisht.

Ai u ka bërë thirrje rusëve të bojkotojnë votimin.

(Kosova Sot)

13 orë e 15 minuta më parë
22/02/18