NISMA e demanton lajmin për ndryshime në kabinetin qeveritar

  • 08 February 2018 - 21:54
NISMA e demanton lajmin për ndryshime në kabinetin qeveritar

Sot, gjatë ditës kanë qarkulluar disa lajme nëpër portale lidhur me disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Por lajmi është hedhur poshtë në partinë e Fatmir Limajt.

Leotrim Berisha, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Limaj, e ka demantuar lajmin se Nisma Socialdemokrate, do të bëjë ndërrimin e ministrave.

Në një prononcim, ai ka thënë se lajmi i publikuar në disa portale për ndërrimin e ministrave është i pavërtete.

Madje, ai e ka quajtur këtë lajm si tendencioz dhe qëllim keq.

“I informojmë të gjithë se lajme të tilla janë të pavërteta dhe se asnjëherë nuk kemi biseduar për ndonjë ndryshim të tillë. Ne jemi të kënaqur me punën e ministrave të Nisma Socialdemokrate në Qeveri.

(Kosova Sot)