Putin e pranon se ende nuk ka telefon të mençur

  • 08 February 2018 - 22:06
Putin e pranon se ende nuk ka telefon të mençur

Presidenti rus, Vladimir Putin pohoi se nuk kishte telefon të mençur, ndërsa vitin e kaluar e kishte etiketuar veten si një ‘’person mëse të zakonshëm’’ që përdor shumë pak internetin dhe nuk ka një llogari në rrjetet sociale.

“Ju pohoni se të gjithë zotërojnë një smartfon", tha Putin, duke reaguar ndaj një fjalimi të drejtorit të Institutit Kombëtar të Hulumtimeve Kourtchatov, Mikhaïl Kovaltchouk, gjatë një takimi të organizuar me hulumtues dhe akademikë rusë në Novossibirsk.

Kovaltchouk donte të konfirmonte në fjalimin e tij se në ditët e sotme, çdokush ka një smartfon në xhep.

“Unë personalisht nuk e kam një të tillë, u shpreh 65 vjeçari Putin.

Në 2005 ai kishte pohuar se nuk kishte celular.

Në krye të Rusisë prej 17 vitesh dhe kandidat për zgjedhjet presidenciale të 18 marsit, Putin ishte shprehur vitin e kaluar gjatë një takimi me të rinjtë rusë se ndihej një person krejt i zakonshëm, ku dita e punës përfundonte aq vonë sa mendimi i vetëm ishte të shkonte për të fjetur sa më shpejt dhe jo të shikonte Instagramin, përcjell Atsh.

“Nëse punonjësit e administratës sime përdorin në mënyrë aktive internetin, personalisht unë nuk e përdor atë", shprehej Putin.

(Kosova Sot)