Badallaj: E vërteta një ditë do të zbardhet

  • 08 February 2018 - 22:10
Badallaj: E vërteta një ditë do të zbardhet

Analisti politik Reshat Badallaj thekson se hapja e këtyre debateve do të ketë pasoja serioze për PDK-në, si tërësi, si subjekt politik dhe të ardhmen në vijim."Tërmeti që po ndodh në zemër të Drenicës epiqendrën e ka në Prishtinë. I gjithë ky sherr bëhet për dy arsye; që familja heroike Jashari të mos zbulojë të gjitha të zezat e këtij grupi që ka bërë kërdi me vjedhje dhe me shumë marrëzi tjera dhe se është inati i krerëve të klanit famëkeq "Pronto" të injorojë këtë familje. Dhe jo rastësisht zbarkuan në Drenicë Hashim Thaçi e Kadri Veseli, kinse për të pirë kafe", tha ai për "Kosova Sot"."Këtë ju garantoj se herët a vonë ka për t'u zbardhur e vërteta dhe turpi më i madh që ka ndodhur në historinë e njerëzimit. Ju nuk e dini se sa para, sa milionë marka, janë vjedhur gjatë kohës së luftës dhe këto para janë kërkuar në emër të familjes Jashari, e kjo familje as që dinte gjë për këtë punë. Kur luftonte familja e Adem Jasharit kundër ushtrisë dhe milicisë serbe, shumë patriotë të rrejshëm kanë fjetur nëpër vendet perëndimore, duke bërë kokrrën e sefasë, kanë shitur xhinse, si i themi ne farmerka, kanë qëndruar si rojtarë nëpër dyert e pubklubeve dhe kur bënë para nga djersa e popullit këta komandantë flinin nëpër hotelet më luksoze, si të "Rognerit2" dhe vizitonin pufet në Tiranë me para të popullit, ndërkaq familja e Adem Jasharit pa bukë e pa ujë dhe bënte gjumë malit, deri kur edhe humbi familjen për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës", tha Badallaj për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)