Haradinaj i kërkon zyrtarit të lartë amerikan rritjen e rolit të SHBA'së në Ballkan

  • 08 February 2018 - 22:46
Haradinaj i kërkon zyrtarit të lartë amerikan rritjen e rolit të SHBA'së në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron këto ditë në Shtetet e Bashkuara, ka takuar sot në Uashington ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropë, Wess Mitchell.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka treguar se me Mitchellin ka biseduar për "domosdoshmërinë e rritjes së rolit amerikan në rajonin e Ballkanit, me theks të veçantë për mbështetjen e Kosovës në ecjen e saj drejt integrimeve euro-atlantike".

"Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është garancë që na jep siguri dhe shpresë! Vazhdojmë bashkë...", ka shkruar Haradinaj në rrjetin social.

Më herët, Haradinaj, bashkë me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, kanë takuar gjeneralin H.R. McMaster, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump. 

Image

 

(Kosova Sot)