Haradinaj bisedon me shefin e CIA's për sigurinë në Kosovë

  • 08 February 2018 - 23:14
Haradinaj bisedon me shefin e CIA's për sigurinë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar sot drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo.

Me të, Haradinaj ka thënë se ka biseduar për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe më gjërë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova dhe SHBA'ja janë partnerë strategjikë në shumë fusha e posaçërisht në atë të sigurisë.

“Kosova është e bekuar që nuk është e vetme në ballafaqim me sfidat rajonale dhe globale”, ka shkruar ai.

Më herët, Haradinaj ka takuar gjeneralin H.R. McMaster, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump. 

Haradinaj ka takuar në Uashington edhe ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropë, Wess Mitchell.

Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi e ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli janë duke qëndruar në SHBA për Lutjet e Mëngjesit.

(Kosova Sot)