Fundjava me reshje bore - Lajme - Kosova Sot
Fundjava me reshje bore

Fundjava me reshje bore

Sot mot me vranësira të pjesshme

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e parë të ditës.

Temperaturat do të sillen në mes minus 3 e 8 gradë celsius, shkruan Rtv21.tv. E në ditën e parë të fundjavës gjendja do të ndryshojë ca.

E shtuna pritet të fillojë me vranësira të cilat më vonë do të sjellin reshje shiu e në orët e mbrëmjes edhe reshje bore.

Temperaturat do të shënojnë rënie ato do të sillën në mes minus 2 e 5 gradë celsius. Dita e dytë do të vazhdojë me mot me vranësira të cilat do të sjellin edhe reshje shqote.

Temperaturat do të sillen në mes minus 3 e 2 gradë celsius.

(Kosova Sot)

20 orë e 5 minuta më parë
15/08/18