Nën ndikimin e alkoolit kosovari aksidentohet dhe pas arrestimit sulmon fizikisht policin - Lajme - Kosova Sot
Nën ndikimin e alkoolit kosovari aksidentohet dhe pas arrestimit sulmon fizikisht policin

Nën ndikimin e alkoolit kosovari aksidentohet dhe pas arrestimit sulmon fizikisht policin

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës tregon se dje pas mesnatës, një person nën ndikimin e alkoolit është aksidentuar me dy vetura të parkuara. I njëjti është dërguar në stacionin e policisë dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor

Ngjarja ka ndodhur më 08 shkurt, rreth orës 03:40 në Prishtinë.

I dyshuari mashkull K/Shqiptar nën ndikim të alkoolit, me veturën e tij ka shkaktuar vetë aksident trafiku, me ç’rast ka goditur dy vetura në parking.

Policia thotë se i dyshuari pasi që është sjellë në stacion policor ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)

 

2 orë e 11 minuta më parë
19/08/18