Policia gjen 19 mijë Euro të falsifikuara, arreston tre persona në Kllokot

  • 09 February 2018 - 10:41
Policia gjen 19 mijë Euro të falsifikuara, arreston tre persona në Kllokot

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka konfiskuar mbi 19 mijë Euro të falsifikuara, në Kllokot. 

Aksioni i policië është realizuar në një pompë të derivateve në Kllokot. Derisa në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas i Maqedonisë, raporton Gazeta Express. 

Policia njofton se përveç parave të falsifikuara ka konfiskuar edhe një armë dhe 6 copë fishek. 

Ky është njoftimi i plotë i policisë: 

Si rezultat i hetimeve disa mujore  dhe  aplikimit të masave të fshehta dhe teknike nga Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion në Gjilan,  janë siguruar informata të nevojshme dhe me datën 07.02.2018, është ekzekutuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Gjilan, për simulimin e blerjes së parave të dyshuara si të falsifikuara nga personat e dyshuar.

Gjatë realizimit të urdhëresës, me rastin e simulimit të veprës penale, njësitet policore kanë arritur të ndalojnë tre persona të dyshuar, (në një pompë të derivateve në komunën e Kllokotit) dhe gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar; një armë e llojit bereta, me 6 copë fishekë, para në kartëmonedha prej 192x100 me vlerë të përgjithshme prej 19.200 € (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind) €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Vlen të cekët se kjo shumë e parave të falsifikuara do të blihej për 5.000 (pesë mijë) euro para origjinale.

Në këtë operacion policor janë arrestuar të dyshuarit:

•         B. S.                 lindur me 1986           m/sh, shtetas i Maqedonisë

•         B. R.                lindur me 1997           m/sh/k

•         B. R.                lindur me 1993           m/sh/k

Pas arrestimit të personave të dyshuar, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjilan i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e tre të dyshuarave të lartshënuar.

Image