Hahn: Vitin e ardhshëm, zgjidhja përfundimtare Kosovë - Serbi - Lajme - Kosova Sot
Hahn: Vitin e ardhshëm, zgjidhja përfundimtare Kosovë - Serbi

Hahn: Vitin e ardhshëm, zgjidhja përfundimtare Kosovë - Serbi

Komisioneri për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn, po shpreson që Kosova dhe Serbia do t’i mbyllin të gjitha mosmarrëveshjet deri vitin e ardhshëm

Kështu të paktën ka deklaruar ai në një intervistë për N1, duke theksuar që pret nga dy shtetet të arrijnë marrëveshjen e shumëpritur përfundimtare.

“Ne qëllimisht nuk e propozuam ndonjë datë. Bisedimet nuk janë të lehta dhe palëve u duhet t''u jepet mundësia për ta gjetur një zgjidhje të qëndrueshme ligjore. Ashtu si i gjithë procesi, cilësia dhe shpejtësia janë të rëndësishme”, tha Hahn.

Sipas komisionerit Hahn, dialogu është në të mirën e dy shteteve, sidomos në rrugën drejt BE-së.

“Në të kaluarën dëgjonim në Kosovë: Pse të flasim, kjo i shërben vetëm Serbisë. Por është në interes të Kosovës që të arrihet normalizimi me Serbinë”, thotë tutje ai.

Hahn komentoi edhe strategjinë e zgjerimit të BE-së të cilën e cilësoi si shumë pozitive për Ballkanin.

Komisioneri Hahn deklaroi se të gjitha shtetet që synojnë integrimin, duhet plotësuar kushtet e vendosura nga BE-ja.


(Kosova Sot)

15 orë e 8 minuta më parë
23/05/18