Prindërit nuk ia pranuan të dashurën për shkak të racës, tenton t'i vrasë me bombë

  • 09 February 2018 - 11:20
Prindërit nuk ia pranuan të dashurën për shkak të racës, tenton t'i vrasë me bombë

Një ngjarje në kufij të të pabesueshmes është shënuar në Indi ku një person ka tentuar që të vrasë prindërit e tij pasi ata nuk i pranuan të dashurën e racës tjetër.

Gurtej Singh Randhwa u kishte prezantuar të dashurën e tij të bardhë prindërve por ata nuk e kishin pranuar për shkak të diferencave racore pasi ajo ishte e bardhë dhe ata jo.

Ai ka vendosur që të marrë një bombë me telekomandë dhe të vrasë prindërit e tij, pasi ata do të bëheshin pengesë që dy të rinjtë të mos lidheshin bashkë.

Në momentet e fundit ai është arrestuar nga policia duke shmangur tragjedinë.
Gurtej është dënuar me 8 vjet burg.

Image

 


(Kosova Sot)