Lubjana do t’i drejtohet Gjykatës së BE-së për kufirin me Kroacinë

  • 09 February 2018 - 11:25
Lubjana do t’i drejtohet Gjykatës së BE-së për kufirin me Kroacinë

Ministri i jashtëm i Sllovenisë Karl Erjavec tha se është befasuar nga pozita e kryetarit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, i cili shpalli se kontesti për kufirin mes Kroacisë dhe Sllov është një “çështje dypalëshe”.

“Ky është problem i Bashkimit Evropian dhe i sundimit të ligjit”, tha Erjavec në një intervistë televizive. Sllovenia dhe Kroacia i’u drejtuan Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar për kufirin e tyre në Gjirinë e Piranit në Detin Adriatik.

Vendimi i Gjykatës ishte në favor të Sllovenisë, mirëpo Kroacia refuzoi ta pranojë vendimin. Ministri slloven nënvizoi se me këtë refuzim Kroacia i shkel rregullat e BE-së dhe në se kjo nuk ndryshohet, Lubjana do ta hedhë në gjyq Kroacinë në Gjykatën e BE-së në Luksemburg.