Qosaj-Mustafa: Loja me Specialen përkeqësoi pozicionin e shtetit

  • 09 February 2018 - 11:39
Qosaj-Mustafa: Loja me Specialen përkeqësoi pozicionin e shtetit

Sipas Qosaj-Mustafës edhe loja e fundit që u bë me Gjykatën Speciale e ka dëmtuar shumë imazhin e Kosovës."Kërkesat e BE-së e përmendin edhe shkapjen e shtetit nga politika, madje për më tepër forcimin e sundimit të ligjit. Gjithashtu, kërkohet përkrahja për krijimin e gjyqësorit të pavarur, përfshirë edhe hetimet e pavarura nga prokuroria dhe policia, si dhe shkapjen e ekonomisë nga politikanët", potencoi ajo.

Analistja Qosaj-Mustafa thotë se kushdo që ka ardhur në pushtet në Kosovë në fakt i ka detyruar bizneset të lidhen me politikën. "Një ekonomi e tregut e lirë, siç kërkohet nga BE-ja, nuk mund të kërkohet në ambient ku dominojnë klientelizmi dhe korrupsioni. Edhe pse BE-ja kërkon stabilitet politik, në anën tjetër po thotë se ka kapje të shtetit dhe politika e ka zaptuar çdo frymë të zhvillimit shoqëror", vlerë- soi më tutje ajo.

"Me këta liderë aktualë, si në pozitë dhe opozitë, shanset i kemi të vogla dhe na duhen më shumë profesionistë në fusha të ndryshme që t'i dërgojnë proceset përpara ose politikanë që kanë vullnetin që t'i dërgojnë këto procese përpara. Shih për këtë, duhet shikuar vetëm iniciativën e fundit për ndërtimin e komplekseve të reja të Qeverisë. Më mirë do të ishte për politikanët tanë që të ndihmojnë në hapjen e fabrikave sesa për të ndërtuar ende objekte administrate, që edhe ashtu është e stërngarkuar me atë që kemi, ngase me të vërtetë na presin sfida të mëdha me këto prioritete politike në Kosovë", u shpreh Qosaj-Mustafa.

(Kosova Sot)