Haliti – Pacollit: A don me shku me u fal a?

  • 09 February 2018 - 12:08
Haliti – Pacollit: A don me shku me u fal a?

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti e udhëheq sot vazhdimin e seancës së Kuvendit, ku parashihet vazhdimi i asaj që dje nuk ka mundur të realizohet në mungesë kuorumi.

Pasi u kërkua të votohet për prezencë, doli që në fillimin e seancës së sotme në Kuvend ishin prezent vetëm 42 deputet, gjë që e pamundëson vazhdimin e seancës e cila është paraparë të mbahet.

E Haliti e ka parë të arsyeshme që të pres, pasi që sipas tij, Komisioni i Bujqësisë ka një takim, dhe derisa ata të vijnë nuk mund ta konstatojnë kuorumin.

(Kosova Sot)