Kryeshefi për mbrojtjen e monumenteve fajëson mediat për gjendjen e kompleksit të familjes Jashari - Lajme - Kosova Sot
Kryeshefi pėr mbrojtjen e monumenteve fajėson mediat pėr gjendjen e kompleksit tė familjes Jashari

Kryeshefi pėr mbrojtjen e monumenteve fajėson mediat pėr gjendjen e kompleksit tė familjes Jashari

 

Drejtori për Mbrojtjen e Memorialëve të Luftës Idriz Blakaj, thotë se Kullat e Jasharajve janë në gjendje të keqe ashtu sikurse është edhe agjencia e cila nuk është aspak sikurse parashihet me ligj.

Këtë deklaratë ai e tha në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor.

Sipas tij, fondet e ndara nga Qeveria ë Kosovës për mirëmbajtjen e kompleksit, janë të pamjaftueshme.

Daut Haradinaj kryesues i këtij Komisioni i ndërhyn gjatë momentit kur ai i bën fajtorë edhe mediat për mos raportim ne lidhje me këtë kompleks.

Haradinaj i drejtohet me 'mos bo hajgare' për arsye se mediat nuk kanë faj por që sipas tij, Blakaj duhet ta respektoj ligjin sepse fondet për Kompleksin Memorial janë dhënë.

Haradinaj tha se Agjencia ka fonde të pa mjaftueshëm, mirëpo sipas tij nuk ka munguar as buxheti e as vullneti i Komisionit mirëpo ai i institucioneve në lidhje me mbrojtjen e këtij memoriali.

Sipas tij ka shpërputhje edhe në ligjin për këtë Memorial dhe për këtë ai bën fajtorë deputetët të cilët e kanë votuar këtë ligj.

Në anën tjetër, Ganimete Musliu anëtare e këtij Komisioni, kërkoi një përgjigje konkrete nga Idriz Blakaj, drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Memorialëve të Luftës.

Sipas Musliut, tanimë ka rrezik që të humbet edhe trashëgimia më e rëndësishme që ka mbetur pas luftë.

Ajo tha se çdo gjë që  flitet tani është vonë madje edhe shpallja e menjëhershëm e një tenderi pasi që sipas saj, duhen merren masa konkrete.

Enver Hoti anëtar i këtij Komisioni, kërkoi dorëheqjen nga pozita e drejtorit të agjencisë, Idriz Blakaj.

Sipas tij ligji duhet të kthehet në pikën zero dhe të trajtohet më gjerësisht.

Për shkak të seancës së Kuvendit vazhdimi i këtij Komisioni është shtyrë për ora 13:00, ku pritët të merret edhe një vendim në lidhje me këtë kompleks. 

(Kosova Sot)

 

16 orë e 11 minuta më parë
24/02/18