Interesat milionëshe dhe urdhrat e Devollëve "divorcojnë" Shpend Jahtin nga VV-ja - Lajme - Kosova Sot
Interesat milionëshe dhe urdhrat e Devollëve "divorcojnë" Shpend Jahtin nga VV-ja

Interesat milionëshe dhe urdhrat e Devollëve "divorcojnë" Shpend Jahtin nga VV-ja

ANALISTËT AKUZOJNË SE KRYETARI I PRISHTINËS PO LUAN NGAPRAPASKENAT E PISTA

Aliu: Shpend Ahmeti nuk ka fare seriozitet në atë që flet, ai e gjuan gurin dhe gjithmonë e fsheh dorën!

Pavarësisht faktit që në VV ka ndodhur dhe po vazhdon akoma të thellohet ndarja e madhe në dy pole, kryetari i Prishtinës në mandatin e dytë, Shpend Ahmeti, po vazhdon të heshtë para opinionit publik, ndërkaq në prapaskenë po organizon çdo gjë për ndarjen e partisë, edhe pse në intervistën e fundit për media është mjaftuar duke thënë se gjendja në "Vetëvendosje" vazhdon të mos jetë e mirë, ndërsa nuk i është përgjigjur pyetjes se a do të mbetet në VV apo do t`i bashkëngjitet grupit të të dorëhequrve, veprime që ai i inicioi vetë bashkë me agjentët e UDBsë, me të cilët bashkëpunon shkëlqyeshëm dhe me rekomandimet e vëllezërve të inkriminuar Devolli. Duke parë këtë lloj heshtje të Ahmetit, analistët politikë vlerësojnë se ai këtë lojë po e luan për t`ia rritur vetes 'pazarin', duke lënë të nënkuptohet se cila palë i ofron më shumë, ai edhe andej do të mundet më lehtë të pozicionohet. Tani, pavarë- sisht kontributit të tij në ndarjen e VVsë, analistët theksojnë se ai po sillet në mes duke luajtur gjoja një rol neutral, ngase i duhet domosdoshmërisht një pjesë e votave të deputetëve në Asamblenë komunale, e që përkrahin Albin Kurtin, për të kaluar qindra hektarë toka komunale në xhepat e mafiooligarkëve Devolli. Kjo është e gjithë loja e klanit të inkriminuar në kryeqytet dhe jo vetëm "Coca Cola Zero", lojë e luajtur nga prapaskena, prej momentit të parë më 2013, kur Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu e morën udhëheqjen e Komunës së Prishtinës para 4 vjetësh, por që tanimë kjo lojë po bëhet e zbulohet edhe publikisht përmes dorëheqjeve në këtë parti, e deri tek ndarja e VV-së. Sipas analistëve, qëllimi i tërë kësaj hipokrizie të udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, e implementuar nga Dardan Molliqaj &Co, klani "Coca Cola Zero" që shijoi dhe po shijon shëtitjet kriminale dhe përfitoi dhjetëra-miliona nëpër jahtet e mafiooligarkëve të kriminalizuar , është të lirohen prej kontrollit dhe llogaridhënies dhe paratë që i marrin nga nëntoka kriminale në Komunën e Prishtinës të mos i ndajnë më me "babën" e VVsë,por t'i marrin dhe t'i mbajnë vetëm për veten e tyre!Kjo mund të arrihet fare lehtë, pasi, sipas analistëve, Shpend Ahmeti i ka instaluar së bashku me Dardan Sejdiun dhe Dardan Molliqajn me klikën e tij, mekanizmat e hajnisë në Komunën e Prishtinës, të tipit çfarë kanë përdorur klani "PRONTO", bile edhe më kriminale se ata! Gazetari i ka dërguar pyetjet kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, por si zakonisht ai nuk është përgjigjur. Po ashtu Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj, vëllezërit Devolli e Baton Haxhiu nuk janë përgjigjur.

Partneriteti kriminal

"Shpend Ahmeti është duke ia rritur vetes 'pazarin', duke lënë të nënkuptohet se cila palë i ofron më shumë, ai edhe andej do të pozicionohet bashkë me të infiltruarit e tjerë të mbetur në VV. Mirëpo, gjasat janë që Shpend Ahmeti &Co t'i bashkohen klanit 'Coca Cola Zero' për të mos i dhënë më llogari 'babës' në VV, gjegjësisht përfitimet dhjetëra-milionëshe prej mafio-oligarkëve të kriminalizuar të mos i ndajnë më me 'babën' e VVsë, por t'i marrin dhe t'i mbajnë vetëm për veten e tyre", tha analisti Florim Zeqa për "Kosova Sot"

Sipas analistit Florim Zeqa, heshtja e Shpend Ahmetit para opinionit publik lidhur me zhvillimet në VV, përveç dyshimeve në përfshirjen e prapaskenave për ndarjen e mëtutjeshme të VV-së, e vërteton pozicionin etë infiltruarit në këtë subjekt. "Edhe pas rizgjedhjes së Albin Kurtit në kreun e VV-së, gjendja në "Vetëvendosje" vazhdon të mos jetë e mirë. Këtë e dëshmon "pat-pozicioni" i Shpend Ahmetit, i cili ende është i "pavendosur", nëse do të mbetet në VV apo do t`i bashkëngjitet grupit të të dorëhequrve, gjegjësisht bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë në udhëheqjen e Prishtinës. Me një veprim të tillë, Shpend Ahmeti është duke ia rritur vetes 'pazarin', duke lënë të nënkuptohet se cila palë i ofron më shumë, ai edhe andej do të pozicionohet bashkë me të infiltruarit e tjerë të mbetur në VV", u shpreh ai. "Mirëpo, gjasat janë, që Shpend Ahmeti &Co t'i bashkohen klanit 'Coca Cola Zero' për të mos i dhënë më llogari 'babës' në VV, gjegjësisht përfitimet dhjetëra-milionëshe prej mafiooligarkëve të kriminalizuar të mos i ndajnë më me 'babën' e VV-së, por t'i marrin dhe t'i mbajnë vetëm për veten e tyre", tha Zeqa për "Kosova Sot".

"Ndarjen e VV-së Shpend Ahmeti e ka planifikuar mirë qëmoti, meqë përfitimet e kriminalizuara mos t'i ndajë me 'babën' e VV-së, por që t'i marrë për vete dhe me grupin e të dorëhequrve. Sigurisht këtë punë bukur e kanë instaluar në mes vete Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe Dardan Molliqaj, të cilët tashmë sa kohë i kanë instaluar mekanizmat e hajnisë në Komunën e Prishtinës, bile më të kriminalizuar sesa klani 'PRONTO'", tha Bislim Aliu për "Kosova Sot" 

Ndërsa, analisti politik Bislim Aliu thotë se që sa kohë që e ka përcjellë dhe vlerësuar Shpend Ahmetin, e ka kuptuar si një person, i cili në vete nuk ka fare seriozitet në atë që flet. "Pra, ai e gjuan gurin dhe gjithmonë e fsheh dorën! Ai ka prirje të jashtëzakonshme në prapaskenë që sa kohë, por edhe tani me të madhe po organizon ndarjen e VV-së. Ai besa disa herë e ka potencuar se në Lëvizjen 'Vetëvendosje' nuk është gjendja e mirë, mirëpo ai asnjëherë nuk e tregoi se a do të mbetet në 'Vetëvendosje' apo do t'i bashkëngjitet grupit të dorëhequr, të cilat veprime mafioze i inicioi vetë së bashku me vëllezërit Devolli dhe me agjentët e UDB-së. Me këtë ai gjithmonë ka shikuar që sa kohë se si vetes t'ia rritë 'pazarin' dhe të bëhet edhe më i fuqishëm", theksoi ai. Sipas tij, Ahmeti, Prishtinën e ka shndërruar në pronë private dhe bën me të ashtu siç do vetë. "Sigurisht, në këtë punë të pistë i ka ndihmuar me të madhe edhe zëvendësi i tij Dardan Sejdiu. Hipokrizia më e madhe e Shpend Ahmetit është bashkëpunimi tejet i lartë me vëllezërit Devolli dhe me klanin 'Coca Cola Zero', që nëpërmes tyre po shijon shëtitje kriminale nëpër jahtet e oligarkëve të kriminalizuar, duke përfituar për vete miliona euro", shtoi Aliu për "Kosova Sot".

BADALLAJ: SHPEND AHMETI ËSHTË VEGËL DHE SHËRBËTOR BESNIK I VËLLEZËRVE DEVOLLI 

Analisti Reshat Badallaj thekson se Shpend Ahmeti është vegël dhe shërbëtor besnik i vëllezërve Devolli, për jetësimin e planeve të tyre të kapjes sa më të madhe të pasurisë shoqërore në kryeqytet."Shpend Ahmeti vepron sipas urdhrave të bandës serbiane Devolli dhe natyrisht të njeriut të UDB-së me librezë zyrtare, Baton Haxhiut", tha Badallaj për "Kosova Sot". Ndërsa analisti politik Hidajet Ahmeti këtë lloj "neutraliteti" politik që po mban Shpend Ahmeti në VV e cilëson si një notim tepër të mirë menduar për qëllime të tij personale karrieriste."Heshtja e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, brenda kësaj 'krize' në 'Vetëvendosje' po perceptohet si shfrytëzim i këtij momentumi të akumuluar për një kohë të gjatë. Qëllimi i tij karrierist po dëshmohet përmes heshtjes së tij të pashembullt, duke harruar se karrigen e kryetarit të kryeqytetit për mandatin e tij të dytë e gëzon falë konceptit politik dhe angazhimit të aktivistëve të 'Vetëvendosjes'. Kurse, me një logjikë të thjeshtë, heshtja e tij mund të lexohet në ruajtjen e fuqisë politike dhe autoritetin vendimmarrës në organet e Komunës së Prishtinës", ka vlerësuar ai për "Kosova Sot". Sipas Ahmetit, nuk duhet harruar se qeverisja e Shpend Ahmetit në Kuvendin Komunal të Prishtinës gëzon shumicën, falë koalicioneve parazgjedhore e paszgjedhore. "Nëse eventualisht Shpend Ahmeti do të anonte në njërin grup, do të rrezikonte të përsëritë logjikën e njëjtë, qeverisë së pafuqisë vendimmarrëse brenda Kuvendit Komunal si në mandatin e kaluar", shpjegoi më tutje Ahmeti.

Shpendi nuk ka asgjë të përbashkët me VV-në

Analisti politik Ragip Guraziu vlerëson se derisa gjendja në "Vetëvendosje" vazhdon të mos jetë e mirë, këtë e ka kuptuar edhe i pari i Prishtinës,Shpend Ahmeti, por nuk po e ka guximin të përcaktohet se në cilin grup të rreshtohet. "Jo rastësisht po hesht Shpend Ahmeti para opinionit publik, ndërkaq në prapaskenë po organizon çdo gjë për ndarjen e VV-së. Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti , i cili edhe në intervistën e fundit për media, ka thënë se gjendja në 'Vetëvendosje' vazhdon të mos jetë e mirë, duke mos iu përgjigjur pyetjes se a do të mbetet në VV apo do t`i bashkëngjitet grupit të të dorëhequrve, të cilat veprime i inicioi vetë ai, bashkë me agjentët e UDB-së, me të cilët bashkëpunon shkëlqyeshëm dhe me rekomandimet e vëllezërve të inkriminuar Devolli", u shpreh ai. "Shpend Ahmeti po e pret bekimin nga agjentët e UDB-së me të cilët bashkëpunon shkëlqyeshëm dhe me rekomandimet e vëllezërve të inkriminuar Devolli. Ai po luan rol siç e ka bërë edhe gjatë tërë kohës vetëm për t`ia rritur vetes 'pazarin', duke lënë të nënkuptohet se cila palë i ofron më shumë ai edhe andej do të pozicionohet. E bën këtë me vetëdije, pasi e di se atij i duhet domosdoshmërisht një pjesë e votave të deputetëve në Asamblenë komunale e që përkrahin Albin Kurtin, për të kaluar qindra hektarë toka komunale në xhepat e mafio-oligarkëve Devolli, një lojë e klanit të inkriminuar në kryeqytet dhe jo vetëm ,"Coca Cola Zero",lojë e luajtur nga prapaskena, prej momentit të parë më 2013, kur Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu e morën udhëheqjen e Komunës së Prishtinës para 4 vjetësh,por që tanimë kjo lojë po bëhet e zbulohet edhe publikisht përmes dorëheqjeve në këtë parti e deri tek ndarja e VV-së", tha Ragip Guraziu për "Kosova Sot".

"Shpend Ahmeti ka përfituar nga VV-ja dhe nga Albin Kurti ka marrë dy herë mandatin e kryetarit të Komunës", tha Blerim Burjani për "Kosova Sot"

Sipas vlerësimit të analistit politik Blerim Burjani, VV-ja nuk është subjekt serioz në kuptimin e kësaj kohe që është transparente dhe demokratike. Sipas Burjanit, i tërë sistemi funksionon bazuar në një politikë jo të mirëfilltë të bazuar në parime dhe vizion, ngase ky subjekt ka pasur dhe ka një vizion të përzier për të tashmen dhe të ardhmen. Ai thotë se edhe Shpend Ahmeti madje nuk ka pasur dhe nuk ka as sot diçka të përbashkët me konceptin e VV-së. "Shpendi nuk ka pasur kurrgjë, as sot s'ka kurrgjë të përbashkët me këtë VV dhe me këta njerëz. Është e vërtetë se ai ka përfituar nga VV-ja dhe nga Albin Kurti ka marrë dy herë mandatin e kryetarit të Komunës, ka mbërri ta mund politikisht LDK-në, për shkak se PDK-ja në Prishtinë s'ka pasur konkurrencë. Të pakënaqurit e mundën në Prishtinë, e Shpend Ahmeti nuk ka përcaktim ende politikisht. Kjo është e arsyeshme, sepse dëshiron të mendojë edhe pak, edhe pse fitorja e tij lidhet për Albin Kurtin, dhe Shpendi nuk ka nevojë për nxitim, sepse ai është komod, është kryetar komune, andaj ka kohë edhe katër vjet kushtimisht për t'u deklaruar nga do të shkojë. Shpendi, eventualisht edhe pjesa e tjetër e ndarë nga VV-ja ende jo zyrtarisht, do të kalkulojnë edhe gjera të tjera, edhe si marrëveshje me Albinin për legalizim të këtij fraksioni ose ndarje përfundimtare nga VV-ja", potencoi Burjani për "Kosova Sot".

Qeveria, e varur nga partitë e vogla

"Edhe Kuvendi veç po kalojnë më shumë se dy muaj dhe nuk ka mbajtur asnjë seancë pune, në të cilën do të trajtoheshin problemet e komunës së Prishtinës, të cilat janë të shumta", tha Agim Gashi për "Kosova Sot" 

Agim Gashi, asamblistë nga LDK-ja në Kuvendin Komunal të Prishtinës, thotë se, në realitet, planet e VV-s si tërësi, jo vetëm të Shpend Ahmetit, me kohë janë koordinuar dhe orkestruar për të shkatërruar gjithçka që është ndërtuar si bazament i këtij shteti. "Banditët e VVsë, që para pak vitesh përdorën të gjitha mjetet e mundshme të dhunës për ta çrregulluar dhe për ta destabilizuar Kosovën përmes kauzës për Jablanoviqin, Demarkacionin dhe Asociacionin, përmes kauzës për "vendimet e mëdha" dhe jo vetëm kaq, ata tani iu bashkuan bandave të tjera politike dhe e bënë shumicën për të votuar pro rrëzimit të qeverisë-plan ky i cili mundësoi që sot Kosovën ta udhëheqin ata, të cilët me punën e tyre po e rrënojnë autoritetin e shtetit, po e humbin besimin ndërkombëtar dhe po e keqpërdorin rolin e tyre, ku ta di se për çfarë interesa të ngushta", u shpreh ai. "Po ashtu, edhe qeveria e Komunës së Prishtinës është ndërtuar nga pesë subjekte politike- ndërkohë që në mandatin e kaluar Shpend Ahmeti pati deklaruar se ai do ta qeverisë Prishtinën pa koalicion me partitë e tjera. Ky mandat solli "reformë" esenciale, sepse kryetari po qeveris në koalicion me partitë e tjera minore sepse, ose më në fund u bind se ai dhe subjekti i tij nuk përfaqësojnë shumicën elektorale në Komunën e Prishtinës, ose tanimë kryetari nuk do jetë i nënshtruar nga ideologjia e VV-së dhe presioni ekstrem i politikës së VV-së. Ky veprim i tij mund të shpjegohet si hap paraprak për t'iu bashkangjitur fraksionit të VV-së dhe njëkohësisht këtë veprim po e bën me maturi nga frika se mund t'i rebelohen përkrahësit e Albinit e t'i dalin nga grupi i këshilltarëve në Kuvend e ai, më pastaj, do ta humbiste shumicën vendimmarrëse dhe do t'i cenoheshin interesat e tij në Kuvendin e Prishtinës. Kjo gjendje e krijuar e ka vënë në siklet kryetarin e Prishtinës dhe kjo u pa edhe në seancën e fundit, sepse ai fare nuk ishte konsistent në raport me të tjerët dhe mllefin dhe nervozen e përdori si stil komunikimi në debat me këshilltarët e LDK-së dhe PDK-së", vijoi më tutje Gashi. Sipas tij, në tërë këtë mishmash kombinimesh do ta pësojnë qytetarët e komunës së Prishtinës, sepse si asnjëherë më parë, gjendja është e keqe në arsim, në infrastrukturë, në shërbime dhe në mirëmbajtje të rrugëve dhe hapësirave gjelbëruese, e posaçërisht ambienti kërkon trajtim emergjent.

(Kosova Sot)

17 orë e 25 minuta më parë
17/10/18