Haziri:Elita politike pësoi debakël - Lajme - Kosova Sot
Haziri:Elita politike pësoi debakël

Haziri:Elita politike pësoi debakël

Kjo zgjatje tejet e madhe konsideroj se është reflektim i neglizhencës sonë institucionale dhe Kosova deri në atë kohë ndoshta mund të arrijë të instalojë politikë të ndërgjegjshme, e cila konsiston - ndikon përgjegjshmërisht në avancimin e sistemit të saj të brendshëm", tha Arsim Haziri për "Kosova SotAnalisti politik Mustafë Kadrijaj tha për "Kosova Sot" se Komisioni Evropian më shumë se kurrë ka qenë i qartë se me këtë strukturë politike dhe me këta politikanë që vetëm dinë të manipulojnë, të mashtrojnë dhe të zhvatin buxhetin e varfër të Kosovës, nuk mund të ecet para."Me këtë Komisioni Evropian u bëri me dije politikanëve që më nuk do të tolerojnë këtë lloj të keqqeverisjes, sepse në vazhdimësi ata kanë dhënë vërejtje për pushtetarët tanë, por si duket vërejtjet e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër, por tani e tutje nuk do të tolerojnë më", u shpreh ai."Strategjia e Bashkimit Evropian këtë herë ka qenë shumë e prerë dhe për fatin jo të mirë tani e tutje perspektiva e Kosovës është shumë larg nga ajo që na kanë servuar pushtetarët dhe partitë politike, që secila parti ka trumbetuar se nëse u jepet besimi i qytetarit, kanë dhënë premtime që liberalizimi do të bëhet edhe brenda vitit, por tanimë u pa që elita politike dhe pushtetarët kanë bërë shumë pak, mos me thënë asgjë", theksoi analisti Kadrijaj. Ndërsa analisti Arsim Haziri tha për "Kosova Sot" se Bashkimi Evropian jo edhe decidivisht mund t'u referohet subjekteve politike në gjuhë negative, "si subjekte që janë të njollosura deri në fyt me kriminalitet". "Ato gjithnjë politikës sonë u referohen në gjuhë indirekte, gjuhë që nënkupton se pa shfuqizimin e kësaj elite politike Kosova s'mund t'i prekë disa procese euroatlantike që shtetet fqinje do të jenë më të arritshme sesa Kosova. Bashkimi Evropian në gjirin e saj synon shtete konsoliduese, shtete që për qeverisje marrin ato subjekte që në vete ngërthejnë vlera dhe përgatitje jo edhe aso çfarë i kemi aktualisht në Kosovë", u shpreh ai. "Kosova në të dy nivelet e pushtetet ballafaqohetme probleme drastike dhe në mungesë të një qeverisje ligjore e qytetare sot kemi një mjerim të përgjithshëm institucional", potencoi Haziri.

14 orë e 41 minuta më parë
16/11/18