Aliu:Shpend Ahmeti, Prishtinën e ka shndërruar në pronë private dhe bën me të ashtu siç do vetë. - Lajme - Kosova Sot
Aliu:Shpend Ahmeti, Prishtinën e ka shndërruar në pronë private dhe bën me të ashtu siç do vetë.

Aliu:Shpend Ahmeti, Prishtinën e ka shndërruar në pronë private dhe bën me të ashtu siç do vetë.

Analisti politik Bislim Aliu thotë se që sa kohë që e ka përcjellë dhe vlerësuar Shpend Ahmetin, e ka kuptuar si një person, i cili në vete nuk ka fare seriozitet në atë që flet.

"Pra, ai e gjuan gurin dhe gjithmonë e fsheh dorën! Ai ka prirje të jashtëzakonshme në prapaskenë që sa kohë, por edhe tani me të madhe po organizon ndarjen e VV-së. Ai besa disa herë e ka potencuar se në Lëvizjen 'Vetëvendosje' nuk është gjendja e mirë, mirëpo ai asnjëherë nuk e tregoi se a do të mbetet në 'Vetëvendosje' apo do t'i bashkëngjitet grupit të dorëhequr, të cilat veprime mafioze i inicioi vetë së bashku me vëllezërit Devolli dhe me agjentët e UDB-së. Me këtë ai gjithmonë ka shikuar që sa kohë se si vetes t'ia rritë 'pazarin' dhe të bëhet edhe më i fuqishëm", theksoi ai.

Sipas tij, Ahmeti, Prishtinën e ka shndërruar në pronë private dhe bën me të ashtu siç do vetë. "Sigurisht, në këtë punë të pistë i ka ndihmuar me të madhe edhe zëvendësi i tij Dardan Sejdiu. Hipokrizia më e madhe e Shpend Ahmetit është bashkëpunimi tejet i lartë me vëllezërit Devolli dhe me klanin 'Coca Cola Zero', që nëpërmes tyre po shijon shëtitje kriminale nëpër jahtet e oligarkëve të kriminalizuar, duke përfituar për vete miliona euro", shtoi Aliu për "Kosova Sot"

(Kosova Sot)

 

6 orë e 37 minuta më parë
22/05/18