Osmani: Specialja synon spastrimin e politikës kosovare

  • 09 February 2018 - 14:48
Osmani: Specialja synon spastrimin e politikës kosovare

"Qytetarët e Kosovës janë ballafaquar me realitetin e hidhur, ku nëntoka kriminale e Kosovës arriti t'i korruptojë edhe gjykatësit e prokurorët ndërkombëtarë, fillimisht të UNMIK-ut, e pastaj edhe të EULEX-it.

Tanimë është evidente se disa nga këta gjykatës e prokurorë të EULEXit do të jenë pjesë e Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë. Kjo gjë ka ngritur dyshime se të njëjtët individë apo ndoshta edhe të tjerët mund të korruptohen nga një numër i të akuzuarve potencialë, për të cilët dyshohet se kanë krijuar parajsa fiskale me shuma milionëshe e miliardëshe", tha Azem Osmani për "Kosova Sot

(Kosova Sot)