Grapci: Safet Gërxhaliu klani "Pronto" dhe vëllezërit Devolli ia kanë mbushur grykën me para

  • 09 February 2018 - 14:54
Grapci:  Safet Gërxhaliu klani

 

 Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, ka thënë për gazetën "Kosova Sot" se kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, po vazhdon të mbetet në këtë post për shkak se klani "Pronto" dhe vëllezërit Devolli ia kanë mbushur grykën me para, që të punojë për ta dhe klanet e tjera të nëntokës.

"Nuk është diçka e re kjo që një punëtor sikur Safet Gërxhaliu të punojë me mafio-oligarkët duke i mbrojtur monopolet e tyre antiligjore dhe antikushtetuese kriminale të Devollëve. Gjithashtu, është për keqardhje që kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, po e mbron edhe ish-zëvendëskryeministrin Ramiz Kelmendi, i cili ka qenë në garë për pozitën e kryetarit të OEK-ut, të cilin dikur e quante kriminel, kurse sot e shpall hero të bizneseve", vijoi më tej ai.

Sipas Grapcit, që e keqja të jetë edhe më e madhe tash është ish-zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi ai që po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke qenë i akuzuar për vjedhje të rëndë, për vjedhje të energjisë elektrike, ku si pronar i " Elkos-it", sipas Prokurorisë së Kosovës thuhet se Kelmendi e ka dëmtuar KEK-un në shumën 22.801.19 euro

(Kosova Sot)