Shpërthim më bombë në një xhami gjatë namazit të ditës së premte

  • 09 February 2018 - 15:40
Shpërthim më bombë në një xhami gjatë namazit të ditës së premte

Një shpërthim ka goditur një xhami në Bengazi, Libinë lindor, pas lutjeve të së premtes, raporton Reuters. Ndërkohë nuk ka informacion mbi numrin e të vdekurve apo të plagosurve.

Mediat lokale raportojnë se bombardimi i një xhamie në lagjen Majuri ishte kryer nga një sulmues me një thes me eksplozivë. Kanali kombëtar i lajmeve shtoi se ka një numër të madh viktimash pas incidentit.

Në fund të muajit të kaluar rreth 35 vetë u vranë në dy shpërthime në një xhami tjetër në qytet.

(Kosova Sot)