BADALLAJ: SHPEND AHMETI ËSHTË VEGËL DHE SHËRBËTOR BESNIK I VËLLEZËRVE DEVOLLI

  • 09 February 2018 - 15:43
BADALLAJ: SHPEND AHMETI ËSHTË VEGËL DHE SHËRBËTOR BESNIK I VËLLEZËRVE DEVOLLI

Analisti Reshat Badallaj thekson se Shpend Ahmeti është vegël dhe shërbëtor besnik i vëllezërve Devolli, për jetësimin e planeve të tyre të kapjes sa më të madhe të pasurisë shoqërore në kryeqytet."Shpend Ahmeti vepron sipas urdhrave të bandës serbiane Devolli dhe natyrisht të njeriut të UDB-së me librezë zyrtare, Baton Haxhiut", tha Badallaj për "Kosova Sot". Ndërsa analisti politik Hidajet Ahmeti këtë lloj "neutraliteti" politik që po mban Shpend Ahmeti në VV e cilëson si një notim tepër të mirë menduar për qëllime të tij personale karrieriste."Heshtja e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, brenda kësaj 'krize' në 'Vetëvendosje' po perceptohet si shfrytëzim i këtij momentumi të akumuluar për një kohë të gjatë. Qëllimi i tij karrierist po dëshmohet përmes heshtjes së tij të pashembullt, duke harruar se karrigen e kryetarit të kryeqytetit për mandatin e tij të dytë e gëzon falë konceptit politik dhe angazhimit të aktivistëve të 'Vetëvendosjes'. Kurse, me një logjikë të thjeshtë, heshtja e tij mund të lexohet në ruajtjen e fuqisë politike dhe autoritetin vendimmarrës në organet e Komunës së Prishtinës", ka vlerësuar ai për "Kosova Sot". Sipas Ahmetit, nuk duhet harruar se qeverisja e Shpend Ahmetit në Kuvendin Komunal të Prishtinës gëzon shumicën, falë koalicioneve parazgjedhore e paszgjedhore. "Nëse eventualisht Shpend Ahmeti do të anonte në njërin grup, do të rrezikonte të përsëritë logjikën e njëjtë, qeverisë së pafuqisë vendimmarrëse brenda Kuvendit Komunal si në mandatin e kaluar", shpjegoi më tutje Ahmeti.

(Kosova Sot)