Deputeti i AAK-së, Avdullah Hotit: E pamja zgjat vetëm një javë. Avdullah kthehu kah realiteti! - Lajme - Kosova Sot
Deputeti i AAK-së, Avdullah Hotit: E pamja zgjat vetëm një javë. Avdullah kthehu kah realiteti!

Deputeti i AAK-së, Avdullah Hotit: E pamja zgjat vetëm një javë. Avdullah kthehu kah realiteti!

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj përmes rrjetit të tij social Facebook ka reaguar ndaj deklaratës që u tha sot nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në lidhje me qeverisjen e Haradinajt.

Demailiaj ka thënë se Avdullah Hoti asesi s’po pajtohet me përmbysjen e qeverisë ku vetë ishte ministër.

“Por “e pamja” zgjat vetëm një javë. Avdullah kthehu kah realiteti!”, ka shkruar deputeti i AAK-së.

Postimi i plotë i Demaliaj: 

Paska folë Avdullah Hoti sot. Paska thënë se Kosova s’ka qenë asnjëherë më e izoluar se sot nën qeverinë e Ramush Haradinajt. Dhe pikërisht në ditën ku ushëheqësit e Kosovës, duke përfshirë edhe Kryeministrin Haradinaj, marrin mbështetje të fuqishme nga ShBA dhe nga Presidenti Trump si dhe vlerësim për punën që po bëjnë. Avdullah Hoti, assesi s’po pajtohet me përmbysjen e qeverisë ku vetë ishte ministër. Por “e pamja” zgjat vetëm një javë. Avdullah kthehu kah realiteti!..!!!

 

18 orë e 6 minuta më parë
19/08/18