Policia jep detaje për vdekjen e nxënësit në Suharekë

  • 10 February 2018 - 09:50
Policia jep detaje për vdekjen e nxënësit në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se nxënësi që ka vdekur dej në rrethana të dyshimta, nuk ka pasur në trup shenja të dhunës.

Bëhet e ditur se trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

“Është raportuar vdekja në rrethana të pa njohura e viktimës, moshë e mitur mashkull K/Shqiptar. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar në spitalin regjional të Prizrenit. Viktima nuk ka pasur në trup shenja dhune fizike, nuk dihet shkaku i vdekjes. Me vendimin e prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot)