Vdekja e nxënësit në Suharekë, rasti përfshihet në raportin 24 orësh të policisë

  • 10 February 2018 - 11:39
Vdekja e nxënësit në Suharekë, rasti përfshihet në raportin 24 orësh të policisë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje për vdekjen e një nxënësi nga Suhareka, të premten rreth orës 18:00.

Policia e ka cilësuar vdekjen si të dyshimtë, pasi rrethanat e vdekjes janë ende të panjohura.

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar në spitalin regjional të Prizrenit. Viktima nuk ka pasur në trup shenja dhune fizike, nuk dihet shkaku i vdekjes”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.

(Kosova Sot)