Takimi i Presidentëve të Koreve, vjen pasi motra e diktatorit të veriut bëri këtë gjest

  • 10 February 2018 - 11:42
Takimi i Presidentëve të Koreve, vjen pasi motra e diktatorit të veriut bëri këtë gjest

Pas muajve të heshtjes, Koreja e Veriut dërgon sinjale pozitive në Korenë e Jugut. Pas delegacionit zyrtar të veriut në lojëra olimpike, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, ka ftuar Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, për të marrë pjesë në një samit të Phenianit.

Burime nga Seuli e konfirmojnë këtë lëvizje te re të veriut. Sipas ftesës, dërguar nga Kim Jong Yo, motra e liderit të Koresë së Veriut e cila është në Jug për Lojërat Olimpike, i vëllai i saj është i gatshëm për të pritur "sa më shpejt të jetë e mundur," presidentin e Jugut.

Nëse kjo arrihet një samit i tillë do të ishte i treti i këtij lloji, pas takimeve midis atit Kim Jong-un, Kim Jong Il dhe Koresë së Jugut Kim Dae-Jung dhe Roh Moo-hyun në vitin 2000 dhe 2007, çdo herë në Phenian.

Kjo ftesë, shumë simbolike, vjen pas një shtrëngimi duarsh të shkëmbyera të premten me motrën e diktatorit verior, Kim Jong Yo dhe presidentin e Koresë së Jugut në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës.

Pas disa muajsh heshtje në lidhje me pjesëmarrjen e tij edhe në Lojërat Olimpike në Pyeongchang, Koreja e Veriut është në ofensivë, duke i dërguar atletët Jugut.
Presidenti i Koresë së Jugut ka bërë fushatë të gjatë për dialog me Veriun por nuk e pranoi menjëherë këtë propozim. Ai bëri thirrje për krijimin e "kushteve të duhura" për një vizitë të tillë, duke i bërë thirrje Veriut që të vazhdojë dialogun me Uashingtonin më aktivisht.

"Është absolutisht e nevojshme që Veriu dhe Shtetet e Bashkuara të fillojnë bisedimet shpejt," tha presidenti i Koresë së Jugut, cituar nga zëdhënësi i tij.

(Kosova Sot)