Erdogan: Një helikopter turk është rrëzuar, përgjegjësit do ta paguajnë me “çmimin më të rëndë”

  • 10 February 2018 - 14:28
Erdogan: Një helikopter turk është rrëzuar, përgjegjësit do ta paguajnë me “çmimin më të rëndë”

Një helikopter ushtarak i Turqisë është qëlluar gjatë ofensivës kundër trupave ushtarake kurde në veri të Sirisë, raportohet sipas agjencisë së lajmeve “Anadolu”.

 

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan e ka konfirmuar se një helikopter është rrëzuar, sipas mediave turke.

“Më herët, një helikopter është rrëzuar,” tha ai për gazetarët, duke shtuar se ata që janë përgjegjës për këtë incident, do ta paguajnë me “çmim të rëndë”.

Presidenti turk, megjithatë nuk e ka specifikuar përgjegjësin kryesor të sulmit.

Më 20 janar, shtabi i përgjithshëm i forcave ushtarake turke nisi operacionin ushtarak të koduar “Dega e Ullirit” kundrejt forcave kurde në distriktin e Afrinit të Sirisë.

(Kosova Sot)