Shkup, ndotja e ajrit përsëri në nivel alarmant

  • 10 February 2018 - 15:34
Shkup, ndotja e ajrit përsëri në nivel alarmant

Niveli i ndotjes së ajrit në Shkup edhe sot është mbi normat e lejuara

Qytetarët e Shkupit përsëri thithin grimcat kancerogjene PM 10, stacionet matëse të ndotjes së ajrit edhe sot tregojnë prani të lartë të grimcave PM10 në ajër.
Niveli më i lartë i ndotjes është regjistruar në lagjen Lisice dhe Rektorat.

Shkupi ka një kohë të gjatë tashmë që radhitet e para në listën e vendeve më të ndotura në botë.

(Kosova Sot)