Japonia përpiqet të luftojë problemet sociale

  • 10 February 2018 - 22:07
Japonia përpiqet të luftojë problemet sociale

Qeveria japoneze po përpiqet që jo vetëm të sigurojë medalje në Olimpiket dimërore, por përmes tyre të shërojë edhe disa probleme të mprehta sociale të vendit.

Gjatë Olimpikeve po transmetohet një reklamë ku guvernatori i Tokios dëgjohet duke bërë pyetjen: Me kë po i ndiqni Lojërat këtë radhë?

Në video shfaqet një çift i moshuar që u njohën dhe vendosën të martohen gjatë Lojërave të 1964 në Tokio, dhe i premtojnë njëri-tjetrit të ndjekin përsëri së bashku Olimpiket e Tokios në 2020.

Është një përpjekje për të ndrequr statistikat e zymta të martesave dhe lindjeve në Japoni, vendi me plakjen më të shpejtë në botë, ku më shumë se një e katërta e popullsisë është mbi 65 vjeç dhe ku brezi i ri në masë preferon jetën e beqarisë.

Kalimtarët që e panë reklamën shprehen se e pëlqyen, por shtojnë se nuk kanë ndërruar mendje. 

“Nuk bëhet martesë pa para e pa stabilitet,” shprehet një i ri që u intervistua në lidhje me reklamën.

(Kosova Sot)