Mjegulla dhe dëbora vështirësojnë qarkullimin në Rrugën e Kombit (Foto)

  • 10 February 2018 - 23:15
Mjegulla dhe dëbora vështirësojnë qarkullimin në Rrugën e Kombit (Foto)

Mbrëmjen e sotme janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet të lartë në zonën veri-lindore.

Reshjet e dëborës kanë arritur në 5 cm në aksin Fushë-Dukagjin-Tuneli i Kalimashit, ndërsa 5 borëpastruese po punojnë për të mbajtur rrugën të hapur.

Edhe pse rruga është e kalueshme, drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes pasi ka edhe prani mjegulle, çka e vështirëson akoma më shumë qarkullimin.

Image

 

(Kosova Sot)