E tmerrshme:Gruaja pickohet nga gjarpri në shtrat (Foto)

  • 10 February 2018 - 23:38
E tmerrshme:Gruaja pickohet nga gjarpri në shtrat (Foto)

Një grua nga Port Elizabeth, e cila i mbijetoi një sulmi ndaj një qeni të egër katër vjet më parë, pati një tjetër sulm të tmerrshëm këtë javë, kur u pickua nga një gjarpër që gjendej në shtratin e saj.

Carol Jafta, 57 vjeç u sulmua nga gjarpi të mërkurën mbrëma pasi u përpoq ta kapte zvarranikun në kasollen e saj në Malabar.

Jafta madje u përpoq të mbyste atë në një kovë uji para se bashkëshorti të arrinte dhe ta vriste zvarranikun.

Çifti pastaj e mbështolli gjarprin në një qese plastike dhe eci rreth 3 km në Spitalin Livingstone me të në mënyrë që Jafta të mund të trajtohej.

“Jam e lumtur që jam gjallë. Kam ende dhimbje dhe dora ime është e enjtur”, tha ajo për Herald Live.

Fatmirësisht gruaja nga Afrika Jugut i shpëtoi helmimit të gjarpërit ndërsa mjekët i thanë që nëse do vonohej për të shkuar në spital pasojat do të ishin fatale.

Image

 

(Kosova Sot)