Dhunohet fizikisht gazetarja e RAI-t (Video)

  • 10 February 2018 - 23:44
Dhunohet fizikisht gazetarja e RAI-t (Video)

Ky është momenti kur një gazetare e RAI-t dhunohet fizikisht nga gruaja e një mafiozi në qytetin e Barit.

Gazetarja Mariagrazia Mazzola po zhvillonte një kronikë për kriminalitetin në qytetin jugor. Teksa i kërkoi një intervistë bashkëshortes së mafiozit barez Lorenzo Caldarola, kjo e fundit e sulmon fizikisht, duke e goditur në kokë.

Momenti i sulmit fizik u xhirua përmes kameras së fshehtë që kishte në trup gazetarja. Pasi mori kujdesin mjekësor, Mariagrazia Mazzola, tha se kishte bërë thjeshtë detyrën e saj.

“Bëra detyrën time të raportimit, nuk u tregova këmbëngulëse, u tregova anglo-saksone. Gruaja e mafiozit më goditi me grusht në anën e majtë të kokës”.

Në nëntor të vitit të kaluar një tjetër gazetar italian u dhunua fizikisht nga klanet mafioze. Pjesëtari i klanit Spada e goditi me kokë, duke i thyer hundën.

 

 

(Kosova Sot)