Shkencëtarët rusë arrestohen për prodhim të Bitcoin

  • 11 February 2018 - 11:22
Shkencëtarët rusë arrestohen për prodhim të Bitcoin

Autoritetet ruse kanë arrestuar disa inxhinierë në një nga objektet më të fshehta të helmeve bërthamore të vendit, pasi dyshohet se u përpoqën të bënin “bitcoin mining” në superkompjuterët e tyre.

Këta punonjës janë arrestuar në Qendrën Federale Bërthamore në Sarov, Rusi perëndimore, pasi kanë bërë “përpjekje për të përdorur pajisjet e punës për qëllime personale, duke përfshirë edhe të ashtuquajturat miniera”, tha një zëdhënësi i qendrës për Interfac News Agency.

“Aktivitetet e tyre u ndaluan në kohë”, shtuan ata.

Qendra Federale Bërthamore mbikëqyret nga Rosatom, agjencia bërthamore ruse. Në vitin 2011, qendra lansoi superkompjuterin e saj të ri me kapacitet prej 1 petaflop, që mund të kryejë një mijë trilion operacione për sekondë.

Kompjuteri nuk kishte për qëllim të lidhej në internet dhe kur shkencëtarët u përpoqën ta bënin këtë, departamenti i sigurisë së qendrës u alarmua. Kriptomonedhat si bitcoin nuk mbështeten në serverët e decentralizuar të kompjuterëve.

Kjo i lejon njerëzit të ofrojnë energji të përpunimit kompjuterik për të mundësuar kryerjen e transaksioneve. Në kthim, njerëzit shpërblehen me bitcoin.

(Kosova Sot)