Grapci:Qytetarëve t'u kthehen paratë

  • 11 February 2018 - 11:54
Grapci:Qytetarëve t'u kthehen paratë

Eksperti i ekonomisë Dardan Grapci tha për "Kosova Sot", se nuk beson që do t'u kompensohen qytetarëve paratë, të cilat u janë marrë pa i njoftuar për energjinë e harxhuar nga katër komunat e veriut. "Kuvendi i Kosovës duhet të bëjë apel te BE -ja, që Serbia ta paguajë borxhin e banorëve serbë që jetojnë në katër komunat e veriut, por edhe në qytetet e tjera me shumicë serbe, siç janë: Zubin- Potoku, Graçanica, një pjesë e Fushë-Kosovës dhe Gorazhdevci në Pejë", vlerësoi ai. Sipas Grapcit, mësohet se serbët që jetojnë në Kosovë kanë borxhe ndaj KEK-ut më shumë se 8 milionë euro. "Qytetarët e Kosovës duhet që të paguajnë më pak sesa që është e shënuar në faturë, sepse me pagimin e shumës së caktuar nga KEKu, ata nga ajo shumë paguajnë edhe për serbët e katër komunave të Veriut. Por, nëse Qeveria, e dhe Kuvendi i Kosovës vendosin që ato para t'u kompensohen qytetarëve të Kosovës, atëherë kompensimi duhet të bëhet me para në dorë e jo në zbritje të faturave", ka theksuar Grapci

(Kosova Sot)