Çmenduri Kosovare: Avdyl Mushkolaj i Veteranëve shkon në Tiranë për t’ia uruar ditëlindjen Nexhmije Hoxhës

  • 11 February 2018 - 12:14
Çmenduri Kosovare: Avdyl Mushkolaj i Veteranëve shkon në Tiranë për t’ia uruar ditëlindjen Nexhmije Hoxhës

Kryetari i OVL të UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj i ka qëndruar pranë gruas së diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, kur ajo po e festonte ditëlindjen e 97-të. Urimet dhe vizitat e ditëlindjes për njërën prej grave më të përfolura ishin të shumta. Njëra prej vizitave ishte edhe kjo me Avdyl Mushkolajn.

Mushkolaj i cili njihet si njeri i afërt me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë kohës kur ky i fundit po mbahej në Francë kishte kërcënuar se në rast se Haradinaj ekstradohet në Serbi do të ndodhë luftë e re në Ballkan.

Pasi mori postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj kishte pritur në takim Avdyl Mushkolajn të cilin e kishte siguruar se pensionet e veteranëve do të paguhen me rregull dhe sipas ligjit.

Sidoqoftë, Mushkolaj bashkë me disa kosovarë të tjerë kanë udhëtuar në Tiranë për t’i uruar shëndet dhe jetë të gjatë Nexhmije Hoxhës.

Nexhmije Hoxha ishte pjesë e shumë vendimeve të burrit të saj për vrasjen dhe masakrimin e kundërshtarëve shqiptarëve gjatë diktaturës komuniste.

Enver Hoxha lindi më 16 tetor 1908, ai njihej si "Shoku Enver" dhe "Xhaxhi Enver" ishte udhëheqësi komunist i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Ishte i martuar me Nexhmie Hoxhen, kanë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. 

Image

 

(Kosova Sot)