Guraziu: Koha për një gjeneratë të re politike

  • 11 February 2018 - 12:17
Guraziu: Koha për një gjeneratë të re politike

 

"Me këto zgjedhje vetëm se do të ndërrohen partnerët në qeverisje dhe swrish nëntoka kriminale me mafio-oligarkët do ta kenë në "grusht" çdo institucion në Kosovë", potencoi Ragip Guraziu për "Kosova Sot" 

Analisti Ragip Guraziu tha për "Kosova Sot", se kjo kastë politike duhet pensionuar dhe duhet ndërruar me një brez tjetër të gjeneratave të reja politike, ngase Kosova po e përmbyll një dekadë të plotë të humbur dhe të pazhvilluar, duke vendnumëruar në të gjitha fushat. Ndërkaq, për fatin tonë të keq, e tëra kjo po ndodh për shkak të klasës politike të inkriminuar, që udhëhoqi vendin për gjithë këto vite, pasi po kjo klasë është e lidhur me mafio-oligarkët, nëntokën kriminale dhe klanet politike të inkriminuara.

"Kosova po mbetet, edhe 10 vjet pas shpalljes së pavarë- sisë, peng i kësaj klase të inkriminuar në pushtet, pozitë e opozitë, e cila që nga shpallja e pavarësisë ka lëvizur mbrapa, duke humbur tërësisht besimin e qytetarëve, por edhe të faktorit ndërkombëtar", u shpreh ai.

"Në vjeshtën e sivjetme mund të ketë shumë lehtë zgjedhje të reja, por edhe nëse do të mbaheshin këto zgjedhje, nuk do të sjellin asgjë të mirë, sikurse që nuk kanë sjellë deri më tani asgjë të re dhe të dobishme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës", vijoi më tej Guraziu.

(Kosova Sot)