Akullorja më e rrezikshme në botë dhe ju duhet të jeni mbi 18-vjeç për ta provuar (Video)

  • 11 February 2018 - 12:52
Akullorja më e rrezikshme në botë dhe ju duhet të jeni mbi 18-vjeç për ta provuar (Video)

Kafeneja skoceze Aldwych dhe salla e akulloreve të tyre të njohura kanë vendosur t’u ofrojnë klientëve të tyre atë që ata e konsiderojnë si “akulloren më të rrezikshme në botë”. Dhe, siç shkruajnë mediat e huaja, për të arritur në një pozitë për të shijuar këtë akullore, ju duhet të keni një minimum prej 18 vjetësh.

Madje, edhe nëse e plotësoni këtë kusht, ju duhet të nënshkruani një deklaratë nëse diçka shkon keq pasi të provoni akulloren. Duke nënshkruar dokumentin, ju pranoni rrezikun e lëndimeve fizike, sëmundjeve dhe humbjes së mundshme të jetës.

Kjo pasi që, akullorja në fjalë është 500 herë më shumë djegëse se sa salca më e mirë Tabasco.

(Kosova Sot)