Ahmeti, Ymeri dhe Molliqaj e bojkotojnë Kurtin në mbledhjen partiake

  • 11 February 2018 - 15:10
Ahmeti, Ymeri dhe Molliqaj e bojkotojnë Kurtin në mbledhjen partiake

Doli të flas si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje para delegatëve të kësaj partie. Por, liderin aktual, Albin Kurtin, sot e bojkotuan të dorëhequrit nga pozitat udhëheqëse në Vetëvendosje.

Visar Ymeri, Shpend Ahmeti e Dadan Molliqaj, ishin disa nga pjesëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sot refuzuan që ta dëgjojnë fjalimin e liderit të kësaj partie, Albin Kurtit, i cili foli në Këshillin e Përgjithshëm. 

Por Kurti, ka qenë i shkurt në fjalimin e tij para delegatëve për këtë çështje. Ka falënderuar Visar Ymerin për kontributin e tij për partinë.

“Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në të shkuarën për çështjet dhe bindjet e përbashkëta, duke veçuar ish-kryetarin Visar Ymeri, i cili ka qenë një bashkëpunëtor i vlefshëm dhe një kontribues në rritjen dhe përparimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”,  ka deklaruar Albin Kurti.

Para dy muajve nga pozitat udhëheqëse të Lëvizjes Vetëvendosje janë larguar disa nga figurat kryesore si Shpend Ahmeti, Visar Ymeri, Aida Derguti e Dardan Molliqaj.

(Kosova Sot)