Peshon 20.9 miliardë dollarë, por krejt çfarë Elon Musk do është një të dashur

  • 11 February 2018 - 17:33
Peshon 20.9 miliardë dollarë, por krejt çfarë Elon Musk do është një të dashur

E MUNDON SHUMË STATUSI PREJ BEQARI

"Nëse nuk jam i dashuruar, nuk mund të jem i lumtur"

Elon Musk ka qenë i martuar tri herë - dy herë me të njëjtën grua -dhe ka qenë në lidhje me aktoren Amber Heard derisa thuhet se kishte pasur edhe një lidhje me aktoren Cameron Diaz. Por asnjë prej këtyre lidhjeve nuk kishin zgjatur.

Në letër Elon Musk i ka të gjitha. Multimiliardieri posedon brendin e tij të veturave "Tesla", anijen e tij kozmike, pesë shtëpi dhe plot miq të famshëm. Por atij i mungon një e dashur për t'i përjetuar gjërat. Ai ka qenë i martuar tre herë - dy herë me të njëjtën grua - dhe ka qenë në lidhje me aktoren Amber Heard derisa thuhet se kishte pasur edhe një lidhje me aktoren Cameron Diaz. Por asnjë prej këtyre lidhjeve nuk kishin zgjatur. Ky djalosh 46 vjeç, ka një pronë të madhe në "Bel Air", Los Axhelos, dhe posedon veturën nëndetëse "Lotus Esprit" e cila është përdorur në filmin e James Bond-it, "The Spy Who Loved Me". "Nëse nuk jam i dashuruar, nëse nuk janë në një lidhje të qëndrueshme, unë nuk mund të jem i lumtur", ka thënë ai për revistën "Rolling Stone" . Kurrë nuk do të jam i lumtur nëse nuk do ta kem dikë. Shkuarja në gjumë më vret. Shtëpia e madhe, nuk dëgjoj hapat e askujt... nëse nuk e ke askënd në jastëk, ta hajë dreqi, si mund të jem i lumtur në një situatë si kjo"?

"Vërtet isha i dashuruar dhe më ka lënduar keq"

Në fakt, statusi i tij prej beqarit e shqetëson atë dhe ka ndërhyrë edhe në punën e tij. Kur gazetari Neil Strauss e kishte intervistuar Musk-in vitin e kaluar, pyetja e parë që ai i a kishte bërë ishte si ishte ndjerë për lansimin e "Tesla Model 3". "Unë porsa jam ndarë me të dashurën time. Vërtet isha i dashuruar dhe më ka lënduar keq" ka thënë Musk, duke folur për aktoren Amber Heard, e cila para tij kishte qenë e martuar me aktorin e njohur Johnny Depp. "Epo, më shumë është ndarë ajo me mua se sa që jam ndarë unë me të. Isha në dhimbje emocionale. Ma mori fuqinë dhe nuk e dija nëse do të jem në gjendje ta bëj ngjarjen e "Model 3" dhe duhet mos të dukesha si njeriu më me depresion këndej rrotull. I thosha vetes: pi disa "Red Bulls", më pas thuaj vetes, 'I kam gjithë këta njerëz që varen nga unë. Në rregull, bëje'". 

"Jam në kërkim të një lidhjes afatgjate"

Ai madje i kishte kërkuar intervistuesit që t'ia sugjeronte ndonjë të dashur, sepse, ai thotë: "E kam madje shumë të vështirë edhe të takoj njerëz. Jam në kërkim të një lidhjes afatgjate. Nuk po kërkoj kënaqësi për vetëm një natë. Po kërkoj një lidhje të sigurt, dua ta gjej shpirtin tim binjak. Kur isha fëmijë, gjithmonë ia kam përsëritur vetes një fjali 'Unë kurrë nuk dua të jam vetë'". Musk gruan e tij të parë e ka takuar te "Queen's University", në Ontario. Gruan e dytë e ka takuar në vitin 2008 për t'u martuar dy vite më pas, për t'u shkurorëzuar dy vite pas martesës. Më 2013 ai ishte në lidhje me aktoren e "Charlie's Angels", biondinën Cameron Diaz. 

(Kosova Sot)